Komuna e Podujevës ka nisur punimet për asfaltimin e shtigjeve anësore për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë rrugës së tranzitit, tek Zona Industriale.
Punimet përfshijnë asfaltimin e dy shtigjeve, në anën e majtë dhe në anën e djathtë të rrugës, në një gjatësi prej 950 metrash, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, rritjes së sigurisë në komunikacion, si dhe krijimit të kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me asfaltimin e rrugëve dhe segmenteve të tjera në lokalitete të ndryshme të komunës, në kuadër të investimeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.