Në shënim të Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe në Komplkeksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Penuhë.
Me këtë rast, kryetari Bulliqi tha se me respekt të thellë kujtuam dhe nderuam të rënët tanë, bijtë dhe bijat që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
“Përkushtimi dhe heroizmi i tyre mbeten themeli mbi të cilin vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë. Lavdi e nderime gjithë të rënëve për lirinë e atdheut! Urime Festa e Flamurit të gjithë shqiptarëve anembanë botës!”, u shpreh ai.