Sot, në sheshin e qytetit është hapur Panairi i Produkteve Bujqësore të Grave Sipërmarrëse.
Në këtë panair po marrin pjesë gra prodhuese vendore, të cilat po prezantojnë dhe shesin produkte bujqësore, produkte qumështi, ushqime tradicionale dhe punime artizanale.
Panairin e kanë vizituar nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Behrami Latifi. Ata përgëzuan gratë pjesëmarrëse për cilësinë e produkteve dhe angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimeve vendore.
Panairi organizohet nga CARE në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe do të jetë i hapur më 24 dhe 25 qershor.