Sonte në Galerinë e Arteve në Podujevë u hap ekspozita“Bukuritë e Kosovës”, nga fotografi i njohur Arian Mavriqi. Kjo ekspozitë sjell një koleksion të veçantë fotografish që dokumentojnë natyrën, peizazhet dhe botën e egër të Kosovës, ashtu siç e kapur përmes aparatit të tij vetë artisti.
Ekspozita është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me autorin, i cili ka zgjedhur pikërisht Podujevën për ta prezantuar punën e tij.
Në hapje mori pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili përgëzoi Mavriqin për punën e mrekullushme duke thënë se : “Fotografitë e Arianit na sjellin një pamje unike të botës së egër dhe natyrës që shpesh nuk e shohim nga afër. Përmes punës së tij të palodhur, ai na e kujton sa të pasur jemi me bukuri natyrore dhe sa e rëndësishme është t’i ruajmë ato”.
Të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli si dhe shumë qytetarë dhe dashamirë të artit.
Ekspozita “Bukuritë e Kosovës” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri të premten dhe është e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë!