Sot është mbajtur takimi i grupit punues për hartimin e Draft Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Podujevës për vitin 2026. Në këtë takim morën pjesë kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani, drejtorët e drejtorive komunale si dhe anëtarë të Kuvendit.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet dhe prioritetet që pritet të trajtohen në seancat e Kuvendit gjatë vitit 2026.
Draft plani i punës është hartuar në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore të Kuvendit, si dhe me rregulloren e punës së tij, me qëllim që puna e Kuvendit të jetë sa më e organizuar dhe produktive, duke trajtuar në kohë çështjet që janë në interes të qytetarëve të Komunës së Podujevës.
Gjatë këtij takimi janë trajtuar sfidat e punës së kuvendit dhe janë propozuar tema dhe pika që pritet të përfshihen në rendin e ditës gjatë muajve të vitit 2026, ndërsa Draft Plani i Punës do të shqyrtohet në vazhdim dhe më pas do të procedohet për miratim në Kuvend.