Ka filluar faza tjetër e pranimit të pjesëtarëve të rinj në FSK
Që nga sot e deri më 5 shkurt në komunën e Podujevës po qëndron ekipi mobil i njësisë së Komandës së Trajnimit dhe Stërvitjes në kuadër të FSK-së për regjionin e Prishtinës të cilët po i ndihmojnë të interesuarit e kësaj komune për të aplikuar në FSK, ata po ashtu janë duke i këshilluar të interesuarit për procedurat dhe kushtet e aplikimit.
Ushtarakët e këtij njësiti edhe një herë i ftuan të interesuarit që të vijnë në objektin e komunës së Podujevës, përkatësisht në Sektorin për Mbrojtje dhe Shpëtim për të aplikuar. Nëse dikush nuk arrin që deri më 5 shkurt të aplikoj këtu, atëherë e kanë mundësinë që këtë gjë ta bëjnë në pikat apo kazermat e FSK-së deri më 28 shkurt të këtij viti, njoftuan përfaqësuesit e këtij njësiti, duke shtuar se marrja e fletë aplikacioneve për tu bërë pjesë e FSK-së mund të bëhet edhe në ueb faqen zyrtare të FSK-së: www.mksf-ks.org
Postuar me datë:29-01-2010