Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, ka hapur ftesë publike për subvencionimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike – mbështetje me pajisje pune. Në ftesën publike mund të aplikojnë bizneset ekzistuese dhe Start-Up bizneset, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre përmes pajisjeve të punës.
Aplikimi është i hapur nga 24 gusht deri më 11 shtator 2026, ndërsa përfituesit duhet të marrin pjesë me 30% të vlerës së projektit. Aplikacioni mund të merret në Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, nr. 45, ndërsa dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komunën e Podujevës.
Për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe pajisjet që ofrohen në kuadër të kësaj ftese, ju lutem shikoni postimin e mëposhtëm: