Në 28-vjetorin e Betejës së Kaçanollit, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktivitetet do të mbahen nesër, më 15 shtator 2026, duke filluar nga ora 11:30, me homazhe në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Penuhë, ndërsa nga ora 13:00 do të mbahet manifestimi përkujtimor dhe homazhet në Kaçanoll.