Fotolajm
Meqë jemi në stinën më të bukur të vitit, komuna e Podujevës përkatësisht Sektori për Ambient është përkujdesur edhe tani të bëjë mbëltimin e luleve në ambientet e sheshit të bukur të qytetit dhe nëpër vazot që janë të vendosura përreth rrugës kryesore të qytetit.
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu është i përkushtuar që të realizoj projekte të rëndësishme për pastrimin e ambientit dhe gjelbërimin e tij. Këto nisma janë dëshmuar me aktivitete të shumta në këtë fushë, siç ishte pastrimi masiv i ambienteve publike të komunës së Podujevës, gara për shpalljen e shkollës më të pastër dhe me ambiente më të gjelbëruara në komunën e Podujevës, mbëltimin e fidanëve në oborret e disa shkollave, si dhe aktivitete tjera të kësaj natyre.
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu është i përkushtuar që të realizoj projekte të rëndësishme për pastrimin e ambientit dhe gjelbërimin e tij