Sot në një ceremoni rasti filluan punimet e rrugës së fshatit Revuq, ku ishte prezent kryesuesi i
Kuvendit të komunës së Podujevës, Hazir Raçi, drejtorët e Ekzekutivit Fatmir Gashi, Mehmet Gashi, Abaz Llugaliu, Islam Revuçi, Faik Muçiqi dhe Vezir Jonuzi. Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin prezent edhe pjesëtarë të këtij fshati të cilët iu bënë pritje të përzemërt përfaqësuesve të udhëheqjes komunale.

Arkitekti Veton Aliu mbikëqyrës i këtij projekti tha këtë vit në këtë rrugë do të realizohet faza e parë e punimeve, ndërsa vitin e ardhshëm do të bëhet asfaltimi i saj. Rruga ka një gjatësi rreth 3.5 km dhe gjerësi mesatare prej 5 metrave. Ky projekt i fazës së parë kap shumën prej rreth 100 mijë euro, të cilën e financon komuna e Podujevës. Punimet i kryen kompania “Vakal” nga Podujeva, përfundoi z. Aliu.
Arkitekti Veton Aliu mbikëqyrës i këtij projekti tha këtë vit në këtë rrugë do të realizohet faza e parë e punimeve, ndërsa vitin e ardhshëm do të bëhet asfaltimi i saj.