Në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra” sot ka filluar faza e dytë e shpërndarjes e mëshqerrave për fermerët përfitues.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, i uroi fermerët përfitues dhe theksoi se shpërndarja e këtyre gjedheve është vazhdimësi e përkrahjes institucionale ndaj sektorit të bujqësisë që e bën Komuna e Podujevës.
Në kuadër të këtij projekti kanë përfituar 162 fermerë, ku në fazën e parë janë dhënë 56 mëshqerra, në fazën e dytë rreth 70, kurse pjesa tjetër mbetet në fazën e mëvonshme.