Festivali “Teatri Ndryshe” që po mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Podujevës z. Agim Veliu Publikut llapjan po i dhuron shfaqje të suksesshme teatrore
Festivali “Teatri Ndryshe” i cili po mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Podujevës z. Agim Veliu po vazhdon punën me sukses, ku mbrëmë u dha shfaqja e një teatri nga Maqedonia me emrin “Karrigat” e luajtur me mjaft sukses nga aktorja e mirënjohur Joana Popovska. Kjo shfaqje u realizua në ambientet piktoreske të restorantit “Adriatiku” në Orllan, pikërisht buzë Liqenit të Batllavës. Me të përfunduar kjo lojë skenike e cila i kënaqi dashamirët e artit që prezantonin aty, filloi tryeza e festivalit e udhëhequr nga Prof. Haqif Mulliqi, dramaturg dhe regjisor.Ndërkaq sot do të realizohet shfaqja e një teatri nga Shqipëria me titull “Ana” nga Alfred Trebicka. Kjo shfaqje do të mbahet në Teatrin Dodona në Pishtinë.
Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore është duke u financuar nga buxheti i komunës së Podujevës.
Festivali “Teatri Ndryshe” Publikut llapjan po i dhuron shfaqje të suksesshme teatrore