Fëmijët e Kampit Veror “Edu Vera” vizituan sot Komunën, ku u pritën nga nënkryetari Fahri Restelica dhe drejtoresha e administratës, Ditjona Statovci.
Me këtë rast, nënkryetari Restelica u uroi mirëseardhje fëmijëve dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre në aktivitete edukative dhe bashkëpunuese që ndikojnë në zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror.
Gjatë vizitës u zhvillua një bashkëbisedim i këndshëm, ku fëmijët bënë pyetje dhe shprehën kureshtjen e tyre për punën dhe funksionimin e komunës, ndërsa nënkryetari iu përgjigj me përkushtim, duke e bërë takimin edhe më interesant dhe edukativ.
Kjo vizitë ishte një përvojë e bukur për fëmijët, duke i afruar më shumë me institucionet dhe duke i motivuar për angazhim në të ardhmen.