Kryetari i Komunës Agim Veliu emëroi drejtorët e Ekzekutivit të komunës së Podujevës
Sot kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu emëroi nënkryetarin e Komunës dhe drejtorët e drejtorive të administratës komunale.
Për nënkryetar të komunës z. Veliu e emëroi dr Bahri Thaqin, për drejtor të Drejtorisë së Administratës e emëroi Islam Revuçin, drejtor të Drejtorisë së Buxhetit, Financave, Planifikimit dhe Zhvillimit Isuf Latifin, drejtor të Drejtorisë së Arsimit Nexhmi Rudarin, drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Abaz Llugaliun, drejtor të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit Mehmet Gashin, drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Nexhmi Balajn, për drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit e emëroi Faik Muçiqin, drejtor të Drejtorisë së Inspeksionit Fatmir Gashin, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe drejtori i Drejtorisë së Pronës Kadastrit dhe Gjeodezisë pritet së shpejti të emërohen.
Zyra për Informim e komunës së Podujevës
Podujevë, 03 shkurt 2010
Sot kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu emëroi nënkryetarin e Komunës dhe drejtorët e drejtorive të administratës komunale.