Sot, më 5 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë, kujtojmë rëndësinë e përdorimit të mençur të energjisë për një të ardhme më të gjelbër.
Termoizoloni shtëpitë/ndërtesat tuaja – Termoizolimi redukton humbjet e nxehtësisë dhe përmirëson komoditetin në shtëpitë/ndërtesat tuaja.
Investoni në pajisje efiçiente – Pajisjet me efikasitet të lartë ndihmojnë në kursime afatgjata.
Përdorni drita LED – Konsumojnë deri në 80% më pak energji!
Shfrytëzoni burimet e ripërtërishme – Panelet diellore fotovoltaike dhe sistemet diellore për ngrohjen e ujit janë alternativa të pastra dhe efiçiente!
Bashkangjitur gjeni materiale informuese me hapa të thjeshtë për të kursyer energjinë dhe pse duhet investuar në burime të ripërtërishme!
Këto materiale promovuese janë përgaditur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me mbështetjen e qeverisë gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Bëhu pjesë e ndryshimit! Kurseni energjinë sot për një të nesërme më të pastër dhe të gjelbër!



