Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, vizitoi kampin veror të tenisit “Summer Club Tennis Camp 2026” në Parkun e Paqes.
Nga vizita që realizoi, drejtoresha pa nga afër aktivitetet me fëmijët e moshës 5–13 vjeç, të cilët po marrin pjesë në këtë kamp që po mbahet nga 11 deri më 18 korrik, çdo ditë nga ora 08:00.
Ky kamp, i organizuar në bashkëpunim me MAK, synon të promovojë sportin, zhvillimin fizik dhe social të fëmijëve, si dhe një stil jetese aktiv.
Drejtoresha Ibishi vlerësoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme për iniciativa të tilla.