Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Ditjona Statovci drejtoreshë në Drejtorinë e Administratës.
Ditjona Statovci ka përfunduar studimet për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT. Ajo ka mbajtur pozita të ndryshme në disa organizata joqeveritare dhe po ashtu ka një përvojë si koordinatore projektesh e si promovuese në disa kompani private.
Kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës Statovci suksese e punë të mbarë në detyrën e re.