Në Bulevardin e Qytetit sot është hapur Panairi me produkte ushqime dhe veshje tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Gratë e Batllavës”, në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Ky panair sjell për qytetarët lloje të ndryshme të ushqimeve dhe veshjeve tradicionale, punime artizanale të përgatitura me përkushtim dhe mjeshtëri nga gratë e kësaj shoqate, duke promovuar vlerat e trashëgimisë vendore.
Në hapjen e panairit morën pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi dhe drejtoresha e Administratës, Ditjona Statovci.
Panairi do të jetë i hapur për dy ditë rresht, sot dhe nesër, duke u ofruar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve mundësinë të shijojnë produkte vendore dhe të mbështesin punën e grave ndërmarrëse.