Dhanë betimin 5 këshilltarë të rinj të LDK-së
Kuvendi i Komunës së Podujevës mbajti seancën e radhës, në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme dhe formoi komitetet obligative që veprojnë në kuadër të Kuvendit të Komunës. Në Komitetin për Politikë dhe Financa, janë zgjedhur 6 anëtarë nga LDK, tre nga PDK dhe dy nga AAK, ndërsa kryetarë të grupeve të këshilltarëve komunal janë zgjedhur Qefser Sadiku nga LDK, Kadri Avdiu nga PDK dhe Ismajl Abdullahu nga AAK.
Në këtë seancë e dhanë betimin edhe 5 këshilltarë të rinj nga radhët e LDK-së, pasi 5 të mëparshmit kanë kaluar në pozita të Ekzekutivit të komunës. Anëtarët e rinj janë: Agim Kikaj, Shaban Bajoku, Fidan Rekaliu, Lutfi Muçolli e Burhan Blakçori.
Më pas Kuvendi me shumicë votash miratoi vendimin për ngritjen e të hyrave vetjake të pakaluara, të alokuara e të pashpenzuara në vitin paraprak. Isuf Latifi, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Planifikim dhe Zhvillim tha se këto mjete do të mund të barten për vitin 2010, dhe të destinohen për Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mjedis, për atë të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Planifikim dhe Zhvillim dhe të Drejtorisë për Administratë. Këshilltarët e Kuvendit më pas kanë debatuar lidhur me projektin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdar. Ata kanë kërkuar informacion zyrtar nga MTPT dhe nga Qeveria e Kosovës lidhur me drejtimin e autostradës që është planifikuar të ndërtohet deri në Merdar. Këshilltarët kanë kërkuar që projekti i autostradës deri në Merdar të mos ndryshohet për interesa të ngushta të qeveritarëve, sepse ky projekt është jetik edhe për këtë komunë dhe qytetarët e saj. Kuvendi po ashtu zgjodhi 2 anëtarë të panelit intervistues për zgjedhjen e 22 drejtorëve të shkollave fillore e të mesme, Xhevat Llugaliun dhe Bashkim Lepajën, kurse anëtari i tretë vjen nga Ministria e Arsimit. Më vonë këshilltarët në kuadër të pikës së rendit të punës të ndryshme shfaqën disa kërkesa lidhur me çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Podujevës.