Bahri Selimi është riemëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Bahriu është jurist me profesion. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mandatin e kaluar ka shërbyer si drejtor i kësaj drejtorie, kurse paraprakisht edhe si drejtor i Administratës.
Kryetari Bulliqi e uroi drejtorin Selimi për detyrën, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese!