Ka filluar asfaltimi i shtresës së parë të rrugës “Vëllezërit Babatinca”. Gjatësia e segmentit të asfatuar është 240 metra.
Ky investim është pjesë e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Punimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, deri në përfundimin e projektit.
Ecurinë e punimeve e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Ahmet Ahmeti, i cili u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve.