Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 Qershor, Komuna e Podujevës gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka përgatitur aktivitete të ndryshme për argëtimin e fëmijëve.
Aktivitetet mbahen në sheshin “Katër Dëshmorët” nga ora 10:00 deri në ora 13:00.
Ftojmë prindërit t’i sjellin fëmijët në këto aktivitete të përgatitura për ta.
Agjenda e plotë:
Ora 10:00 – Maskotat
Ora 10:30 – Valle popullore nga Shoqëria Kulturo-Artistike “Zahir Pajaziti”
Ora 11:00 – Shkolla e kitarës “Mirela”
Ora 11:00 – Pingpong, shah, futboll në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës
Ora 11:00 – Lojëra atletike për fëmijë në bashkëpunim me Federatën e Atletikës për klasat I–V dhe klasat VI–IX (12 lojëra)