
Afër SHMT “Fan Noli” te hapësirat në mes të rrugës së asfaltuar dhe trotuarit të parapara për gjelbërim, kanë filluar të gjelbërohen, sikur edhe te shëtitorja afër lumit “Llap”, prapa objekteve banesore në qendër të qytetit.
Ndërsa aktivistët e OJQ “Ekovizioni” dhe OJQ “AKEA” nën
organizimin e komunës së Podujevës kanë pastruar Parkun e Paqes nga mbeturinat.

Po ashtu sot është paraparë të bëhet gëlqerosja e drunjtëve përreth rrugës kryesore në qendër të qytetit, si dhe ditë më parë është vendosur një baner me karakter propagandues me moton “Shumë lloje, një planet, një e ardhme”. Shpenzimet që
do të dalin nga këto aktivitete do ti financoj komuna e Podujevës, tha Rizah Muçolli, zyrtar i Mjedisit në komunën e Podujevës.

Vlen të përmendet se prej kohës së qeverisjes të komunës së Podujevës nga kryetari i Komunës z. Agim Veliu, mbrojtjes së mjedisit është duke i kushtuar një vëmendje e madhe, ku deri më tani janë realizuar një numër i madh i projekteve mjedisore, dhe që edhe në të ardhmen pritet të realizohen projekte të tilla të shumta.
Aktivitete mjedisore të organizuara nga komuna e Podujevës dhe OJQ-të ambientaliste