Aktivitete ambientalistike për Ditën ndërkombëtare të Ujit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ujit komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ-në ambientaliste "Ekovizioni", Shoqatën e Peshkatarëve të Llapit dhe OJQ-në "AKEA" ndërmori disa aktivitete që kanë të bëjnë me aspektet e mjedisit që na rrethon.
Zyrtari për Ambient Rizah Muçolli tha se "fillimisht janë vendosur posterë nëpër qytet me motive si ta ruajmë pastërtinë e ujit dhe ambientit në përgjithësi. Më pas një grup aktivistësh të OJQ-ve bënë pastrimin e lumit "Llap" në vijën që përshkon qendrën e qytetit, dhe pastaj lëshuan disa peshq në lum, si shenjë simbolike që ky lum duhet të jetë i pastër për të jetuar peshqit në të", nënvizoi Muçolli.
Krejt në fund të këtij aktiviteti u shfaqën dy dokumentarë, njëri për lumin Llap, kurse tjetri për gjendjen e ujërave në përgjithësi.
Podujevë, 22.03.2010
Aktivitete ambientalistike për Ditën ndërkombëtare të Ujit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ujit komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ-në ambientaliste “Ekovizioni”, Shoqatën e Peshkatarëve të Llapit dhe OJQ-në “AKEA” ndërmori disa aktivitete që kanë të bëjnë me aspektet e mjedisit që na rrethon.