Me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, të shtunën më 31 janar, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Në këto aktivitete përkujtimore do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përfaqësues tjerë nga institucionet qendrore e lokale, familje të dëshmorëve, etj.
Agjenda e aktiviteteve më 31 janar 2026:
11:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan,
12:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladoc,
12:30 – Homazhe pranë shtatoreve të katër heronjve në Podujevë,
13:00 – Koncert-homazh në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë
Ju mirëpresim!