Komuna ka mbajtur dëgjimin e dytë publik për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028, me banorët e fshatit Lluzhan dhe rrethinë. Takimi u zhvillua në ambientet e shkollës “Afrimi e Fahriu”.
Në këtë dëgjim morën pjesë përfaqësues të komunalë, përfshirë Drejtorin për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, i cili prezantoi para qytetarëve limitet buxhetore dhe procedurat për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe Drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori.
Gjatë takimit, banorët patën mundësinë të parashtronin kërkesat dhe nevojat e tyre, të cilat u regjistruan në procesverbal. Këto kërkesa do të shqyrtohen nga grupi punues për t’u përfshirë në dokumentin përfundimtar të KAB-it 2026-2028, varësisht nga mundësitë buxhetore.