Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka vizituar Lagjen e Dëshmorëve ku po realizohen punimet në asfaltimin e të gjitha rrugëve aty.
Me këtë projekt që ka nisur vitin e kaluar, është ndërtuar edhe kanalizmi fekal e atmosferik, trotuaret dhe ndriçimi publik në një gjatësi afro 1000 metra.
“Me realizimin e këtij projekti përveçqë janë krijuar kushte më të mira për banorët, Lagjja e Dëshmorëve ka marrë një pamje krejt tjetër”, tha kryetari Bulliqi.
Vlera e këtij projekti është 268,700 euro.


