Në rrugën “Xhemajl Mustafa” është duke u shtruar shtresa e dytë e asfaltit në një gjatësi prej 750 metrash, duke shënuar një fazë të rëndësishme drejt përfundimit të këtij projekti infrastrukturor.
Si një ndër rrugët kryesore në qytet, ky projekt ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.