Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) të mbështetur nga donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe në bashkëfinanim nga komunat partnere, përfshirë Komunën e Podujevës janë duke e zbatuar një projekt trevjeçar “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës.
Ky projekt ka si qëllim promovimin e teknologjive të reja për digitalizimin e aktiviteteve bujqësore dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në sektorin e hortikulturës, veçanërisht për perimet dhe pemët, si dhe për adaptimin ndaj ndikimeve klimatike.
Granti përfshin aktivitete si furnizimi dhe instalimi i sistemeve të ujitjes, ndihma për ndërtimin e serave dhe mbulimin e efektet të ndryshimeve klimatike, si dhe përdorimin e rrjetave për hijezim dhe rezervuarëve për grumbullimin e ujit të shiut. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët nga Komuna e Podujevës.
Granti do të mbulojë deri në 600 euro për investime specifike, ndërsa për çdo shumë tjetër, fermerët do të duhet të sigurojnë vetë.
Afati i fundit për aplikim është 17 mars.
Për më shumë detaje këtu e gjeni ftesë
