Në urimin e tij shkruan:
“Të dashur vëllezër e motra,
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Ky muaj i sakrificës, mëshirës dhe devotshmërisë qoftë për të gjithë një mundësi për t’u pastruar shpirtërisht, për të forcuar besimin dhe për të treguar më shumë kujdes ndaj njëri-tjetrit.
Le të jetë Ramazani kohë reflektimi, solidariteti dhe mirësie, duke na bashkuar në vlera të larta humane e shpirtërore.
Zoti i pranoftë lutjet dhe veprat tuaja të mira, dhe ju dhëntë paqe, begati e lumturi në familjet tuaja!”