Në Podujevë u hap Qendra për Informim dhe Siguri në Bashkësi
Këto ditë në objektet e komunës së Podujevës u hap Qendra për Informim dhe Siguri në Bashkësi. Kjo qendër është në shërbim të qytetarëve të komunës së Podujevës, të cilët kanë mundësi të informohen dhe këshillohen lidhur me aspektet e sigurisë së tyre.
Kjo qendër është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, si me kompjuterë, internet, fletëpalosje të ndryshme dhe televizor, si dhe me një staf i përbërë nga juristë të diplomuar për t’u kryer qytetarëve shërbime sa më cilësore.
Në kuadër të kësaj qendre ekzistojnë Ekipet vepruese për siguri në bashkësi të cilat realizojnë projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve. Këto projekte përmbajnë tema të ndryshme për sigurinë si: Siguria personale, Shtëpia e sigurt, Siguria në komunikacion, Siguria nëpër shkolla, mbrojtja e ambientit që rritë sigurinë e shëndetit etj. Përpos kësaj kjo qendër informon dhe këshillon qytetarët për ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe për rregulloret e Komunës, për të drejtat dhe liritë e tyre, si dhe për shumë çështje të tjera që lidhen në interesin e qytetarëve.
Kjo qendër financohet nga UNDP, Qeveria e Belgjikës, Qeveria e Danimarkës, e Luksemburgut, e Holandës dhe Qeveria e Suedisë. Ndërsa zyra është vënë në dispozicion nga komuna e Podujevës, e cila edhe më herët këtyre projekteve u ka dhënë mbështetje të madhe, ku edhe në të ardhmen do t’i përkrahë pa rezervë, në kuadër të mundësive që atë e lejojnë.
Këto ditë në objektet e komunës së Podujevës u hap Qendra për Informim dhe Siguri në Bashkësi. Kjo qendër është në shërbim të qytetarëve të komunës së Podujevës, të cilët kanë mundësi të informohen dhe këshillohen lidhur me aspektet e sigurisë së tyre.