Në Podujevë po bëhet fushatë vetëdijesimi për mbrojtjen e konsumatorëve
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmes të Zyrës të Konsumatorit po organizon Javën e Konsumatorit. Në kuadër të kësaj jave kjo ministri ka organizuar një fushatë vetëdijesimi nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës. Komuna e Podujevës është njëra nga këto qytete që është e përfshirë në këtë aktivitet.
Mensur Azemi, zyrtar për Mbrojtje të Konsumatorit pranë MTI-së tha se me këtë aktivitet po përpiqemi të kontribuojmë në vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për mbrojtjen e tyre nga produktet që ata i blejnë për konsum. Ky aktivitet do të zgjasë prej 15-19 mars, nënvizoi mes tjerash z. Azemi.
Në komunën e Podujevës që nga dita e djeshme ka filluar kjo fushatë, në të cilën po merr pjesë Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Inspeksionit.
Një grup nxënësish të shkollave të mesme kanë shkuar me inspektorët komunal nëpër shitore të cilët janë njohur me punën e tyre të kontrollit dhe njëkohësisht kanë marrë njohuri nga ata se si duhet të kontrollohet një produkt para se ai të blihet. Inspektorët u treguan nxënësve që secilit produkt duhet ti shikohet afati i qëndrueshmërisë, duhet të kenë kujdes për të ditur origjinën e mallit që ata e blejnë, cilësinë e tij, si dhe të pajisen ma faturën e mallit. Po ashtu inspektorët komunal i njoftuan nxënësit lidhur me Ligjin nr. 2004/17 për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke ua dhënë atë në formë të broshurës.
Inspektorët e tregut u shpërndanë edhe disa fletëpalosje me karakter vetëdijesues, duke kërkuar nga qytetarët që nëse gjejnë vërejtje te produktet e blera, ti lajmërojnë këto raste te ne menjëherë, në mënyrë që të bëhet denoncimi i atyre subjekteve afariste që shesin këso mallrash, dhe të cilët bien ndesh me ligjin e përmendur më parë.
Ky aktivitet vetëdijesues do të vazhdoj deri të premten.
Zyra për Informim e komunës së Podujevës
Podujevë, më 16.03.2010