Në fshatin Obrançë të Podujevës rivarrosen dy martirë të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Sot në fshatin Obrançë të Podujevës u mbajt një ceremoni mortore ku fillimisht u fol për biografinë e martirëve Driton Demiri dhe Ajet Duriqi.
Në këtë ceremoni rasti ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Hazir Raçi i cili para të pranishmëve tha:
“Të nderuara familje Duriçi dhe Demiri.
Pjesëmarrës të nderuar të këtij rivarrimi. Jemi këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit dy më të dashurve Tuaj Ajetin, mësuesin e nderuar, njeriun e përkushtuar në përhapjen e dijes dhe kulturës brez pas brezi me nxënësit e tij, si dhe djalin e urtë Dritonin i cili ishte duke u pjekur për kohën më të mirë të tij. Familje të nderuara e tërë Kosova, si dhe Llapi e kanë bashkëndier dhembjen tuaj të madhe dhe ankthin kur nuk dihej se ku prehen eshtrat e më të dashurve. Ankthit Tuaj me identifikimin dhe sot me rivarrimin e tyre i ka ardhur fundi. Ju tash e dini se ku do të prehen më të dashurit Tuaj, dhe pikëllimin shndërrojeni në forcë dhe krenari, sepse gjaku i dëshmorëve dhe martirëve na e solli lirinë që ne sot po e jetojmë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! Lavdi!”
Familjarët e dy martirëve i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje.
Më pas u krye ceremonia e varrimit, ku të dy martirët e kombit do të prehen të qetë në dheun e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Ndërkaq, sipas informatave të shoqatës “Përkorë”, Ajet Duriqi është vrarë nga ushtria serbe dhe është varrosur po ashtu nga ushtria dhe polica serbe. Familjaret kanë marrë informata se trupi i Ajet Duriqit është varrosur ne varrezat te tjegullorja, ku janë varrosur edhe disa te tjerë. Disa familjarë menjëherë pas lufte i kanë zhvarros te afërmit edhe i kanë identifikuar në bazë të rrobave dhe gjësendeve tjera.
Familjaret e Ajet Duriqit kanë qenë ne atë kohë jashtë Kosovës. Me tu kthyer në Kosovë kanë dëgjuar se trupi i babit te tyre asht i varrosur ne varreza te tjegullorja. Sipas familjarëve ata rastin e kanë paraqitur te njerëzit përgjegjës në Qeverinë e Kosovës.
Shoqata për persona te zhdukur dhe viktima te luftës "Përkorë" ne Podujevë, ne mesin e shume rasteve e ka identifikuar edhe ketë rast si te dyshimtë. Ka kontaktuar me zyrën për persona te zhdukur dhe mjekësi ligjore dhe me familjen e Ajet Duriqit, ku jemi pajtuar te gjithë për hapjen e varrit. Pas testit te ADN-se është konstatuar se nuk behet fjalë për Ajet Duriqin. Pasi qe trupi i tij kishte qëndruar ne murgun e Prishtinës prej vitit 2004 dhe ishte gjetur ne një lokacion tjetër.
Kurse ne atë varr ishte trupi i 20 vjeçarit Driton Halit Demiri i rrëmbyer nga policia serbe së bashku me dy të tjerë ne prani te familjarëve.
SHPZHVL "Përkorë" dyshon se mund të ketë edhe raste te tjera qe janë varros pa identifikim shkencor, por vetëm ne baze te teshave apo gjësendeve tjera. Për çdo rast te dyshimtë familjarët është mirë të lajmërohen te ne. Te gjitha shpenzimet për këto procedura, por edhe për procesin e rivarrimit i bartin organet kompetente shtetërore.
Sot në fshatin Obrançë të Podujevës u mbajt një ceremoni mortore ku fillimisht u fol për biografinë e martirëve Driton Demiri dhe Ajet Duriqi.