Vazhdoi debati për fazën e tretë të Planit Zhvillimor Komunal
Në Sallën e Kuvendit të komunës së Podujevës u mbajt debati për fazën e tretë të prezantimit të Planit Zhvillimor Komunal, e udhëhequr nga mbikëqyrësi i projektit inxh. i dipl. Fatmir Uka i caktuar nga komuna e Podujevës. Në këtë debat morën pjesë drejtorë të drejtorive, ekspertë të fushave të ndryshme, si dhe qytetarë të shumtë.
Prezantimi i fazës së tretë "Korniza e Zhvillimit Hapësinor" u bë nga përfaqësuesit e kompanisë "Datagisconsulting" të cilët paraqitën detajet rreth këtij plani në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës së Podujevës.
Pas prezantimit të këtij plani, u hap debati, ku me vërejtjet e tyre kontribuuan grupet punuese dhe Këshilli i ekspertëve të emëruar nga komuna e Podujevës. Po ashtu debatit ju bashkëngjitën edhe qytetarë të cilët prezantonin në cilësinë e ekspertëve të fushave të ndryshme.
Përfaqësuesit e kompanisë shprehën gatishmërinë që nëpërmes të organeve përgjegjëse komunale të dërgohen vërejtjet me shkrim lidhur me këtë draft.
Në Sallën e Kuvendit të komunës së Podujevës u mbajt debati për fazën e tretë të prezantimit të Planit Zhvillimor Komunal