Më 18 prill 1999 në Dyz të Podujevës, nga serbet u vranë dhe u masakruan mbi 70 civil shqipëtar, të ciltë në përpiekje për t’i shpëtuar dhunës serbe i kishin lëshuar shtëpitë e tyre për t’u strehuar në këtë fshat. Forcat pushtuese serbe në pamundësinë për t’u pëballuar bombardimeve të forcave të NATO-së dhe luftës së UÇK-së, u vërsulën mbi popullaten civile, ku nuk kursyen as femijët, as pleqë dhe as grate.
Sot në shenjë përkujtimi të kësaj ngjarje u mbajtë një takim përkujtimior me ç’rast u bënë homazhe dhe vendosën kuror lulesh të freskëta pranë varreve të tyre.
Në këtë manifestimi përkujtimor ishin të pranishëm përfaqësuese të pushtetit lokal në krye me kryesuesin e kuvendit z. Hazir Raqi, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike, familjar të të martirizuarve, si dhe qytetarër të shumtë.
Pas intonimit të Himnit Kombëtar nga kori i nxënësve, të pranishmit me një minut heshtje nderuan kujtimin për të martirizuarit e kësaj masakre.
Në emër të komunës së Podujevës fjalën e mori kryesuesi i kuvndit të komunës z. Hazir Raqi, ku tha” Sot jemi këtu, që pas njëmbdhjet vjetësh të kujtojmë ata që ranë e u vranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit
Njëmbdhjet vjet pas krimit që ndodhi këtu , mbi fëmijët , pleqtë, njerëzit e pambrojtur, dhembja juaj dhe e jona, vjen edhe sot e natyrshme.
Edhe ne Dyz, ndodhi terrorizmi serb, ndodhi ajo që ndodhte tashmë anë e mbanë Kosovés. Po në këtë vend u vranë mbi 70 civil, sepse e donin lirinë dhe vatrat e veta, 36 varret këtu janë dëshmia e vërtetë që ndodhi në vendin tonë, ato janë fakte dhe argumente që flasin vet.
Ceremonia e sotme, por të qenit përjetësisht me shpirtin e të rënëve , përkujdesi për familjet e tyre gjatë gjithë kohës, duhet të bëhen emblemë e punës së institucioneve në Republikën e Kosovës.
Liria dhe shteti ynë kanë emrin dhe jetën e atyre që u vranë e ranë !
Ata, do të jenë gjithmonë me ne, edhe pse mungojnë fizikisht, janë dhe do të jenë gjithnjë me ne shpirtërisht. Ata hapën , dyert e lirisë, pavarësisë dhe të ardhmes së vendit tonë.
Ajo që ndodhi më 17 shkurt 2008, né Kosovë, e që ne po i gëzohemi sot, ndodhin falë sakrificës sublime të të rënëve, që ne sot po i kujtojmë.
U vranë fëmijë, gra, pleq të cilët fajsoheshin se jetonin të lirë në vatrat e tyre, dhe pse qëndronin të palëkundshëm në kërkesat e tyre, që të jetojnë të lirë.
Përkujtimi dhe nderimi i dëshmorëve vetëm atëher ruan kuptimësinë , ndërkaq ne me punën tonë pasurojmë jetën dhe i japim përjetësinë pjesës së historisë që e bënë më të dashurit tanë”.
Këtë manifestim e përshëndeten edhe përfaqësues të tjer.
Manifestimi u permbyll me një program kulturo-artistik i përgatitur nga Drejtoria për Kultuer, Rini dhe Sport.
Sot në shenjë përkujtimi të kësaj ngjarje u mbajtë një takim përkujtimior me c’rast u bënë homazhe dhe vendosën kuror lulesh të freskëta pranë varreve të tyre.