Karvani i shkrimtarëve për fëmijë e nisi sot rrugëtimin nëpër shkollat fillore të komunës së Podujevës. Në kuadër të edicionit të XI të Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë që e mbanë emrin e shkrimtarit tash më të ndjerë Agim Deva është bërë tradicionale.
Qëllimi i këtij karvani është të sensibilizoj opinionin e fëmijëve për krijimtaritë e tyre, të nxisë kureshtjen e fëmijëve, që t’i japë jetë aktiviteteve në fushën e krijimtarisë letrare .
Klubet letrare të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Kuvajtit, si dhe shkollës fillore “ Zenel Hajdini” në Lupç të Poshtëm, kishin përgatitur program artistike me krijime autoriale për orën e madhe letrare. Kjo pjesë artistike ishte si parathënie e programit për fëmijë.
Prej vitit 1993 për çdo vit kalendarik kulturor shkrimtarët për fëmijë dhe Teatri i Kukullave janë në mesin e nxënësve llapjan.
Orën letrare e ka hapur kryetari i Karvanit, krijuesi Xhevat Syla . Ai e falënderoi drejtorin e Drejtorisë së Arsimit z. Nexhmi Rudarin, drejtorin e Drejtorisë së Kulturës Nexhmi Balaj për bashkëpunim, si dhe për kushtet që iu ofruan për punë. Z. Syla tha se “Sa i përket Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë desha të ju njoftoj se kjo është një organizatë që i tubon të gjithë shkrimtarët për fëmijë që shkruajnë në Kosovë dhe gjetiu. Kjo është themeluar në vitin 2000 nga shkrimtari ynë i dashur Agim Deva. Ai e themeloi këtë organizatë dhe e udhëhiqi me shumë sukses dhe dashuri 9 vite me radhë. Kjo tani po vazhdon edhe pas vdekjes se ideatorit të Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë dhe mbanë emrin e tij. Ne kemi kënaqësinë që e dëgjuam një program të mrekullueshëm nga nxënësit” tha ndër të tjera z. Syla.
Më pas më krijimet më të reja të tyre poetike i kanë lexuar poetët Sylejman Pireva, Jakup Çitaku, Hasan Hasani, Arif Demolli, Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla, Nexhat Halimi si dhe Gani Xhafolli.
Paraqitja e secilit poet është pritur dhe përcjellur me duartrokitje të gjata dhe të ngrohta nga fëmijët. Tek nxënësit ashtu edhe te njerëzit e kulturës së Podujevës, ky festival ka zgjuar interesim të madh, të cilët këtë e kanë quajtur si ngjarje të madhe kulturore.
Në fund të orës letrare, deri sa fëmijët kishin vërshuar skenën e po përqafoheshin me shkrimtarët e tyre, kryetari i Karvanit z. Syla ka dhuruar nga një ekzemplar të librave të autorëve të Karvanit.
Krijimet imagjinative të shkrimtarëve kanë lanë mbresa të pashlyeshme tek adhuruesit e fjalës së bukur, me shpresë që këto takime të rritën çdo vit.
Karvani i shkrimtarëve për fëmijë e nisi sot rrugëtimin nëpër shkollat fillore të komunës së Podujevës