Sot shkolla fillore “‘Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Kuvajtit në Podujevë kremtoi Ditën e shkollës Ne ketë ceremoni ishin te pranishëm përfaqësues komunal, nxënës , prindër si dhe musafi te shumtë.

Drejtori i kësaj shkolle Agim Hamza në një fjale rasti para të pranishëmve tha:
Të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të dashur nxënës, të respektuar mësimdhënës,
Prind dhe mysafirë të tjerë,
Na bashkoi sot Dita e Shkollës, kjo vatër e diturisë që shënon një rritje tash një dekadë.
E veçantë e këtij evenimenti është se kjo vatër e diturisë e mban emrin “Dëshmorët e Kombit”, si sublimim i pendës dhe i pushkës që u gërshetuan në të gjitha rrjedhat e rrugëtimit tonë për mëvetësi, liri dhe dituri.
Pjesëmarrës të nderuar kam nderin që para juve po paraqes një pasqyrë për këtë shkollë.
Kjo shkollë punën e vet e filloi para 10 viteve në kushte shumë të vështira. Mësimi zhvillohej në një objekt te improvizuar i cili nuk i plotësonte as perseafermi kushtet. Atëherë kjo shkolle kishte 347 nxënës. Me angazhimin e komunës dhe ndihmës se organizues humanitare KAD kanë bërë që të krijohen kushte shume me të mira duke ndërtuar godinën e re që i plotëson kushtet për një mbarëvajtje te rregullt të mësimit. Kjo shkolle ka 10 dhoma mësimi, 6 kabinete. Mësimi zhvillohet ne dy ndërrime, tani në ketë shkollë vijojnë mësimin mbi 600 nxënës, dhe ka 32 arsimtare te diplomuar”.
z. Agim Hamza falënderoi këshillin e prindërve për punën qe është duke bere ne dobi te mbarëvajtjes se mësimit, gjithashtu i falënderoi donatoret qe kane investuar edhe ne ambientin e shkollës.
Në fund për pjesëmarrësit u dha një program kulturor argëtues i organizuar nga përfaqësuesit e kësaj shkolle.
Sot shkolla fillore “‘Dëshmorët e Kombit” në lagjen e Kuvajtit në Podujevë kremtoi Ditën e shkollës Ne ketë ceremoni ishin te pranishëm përfaqësues komunal, nxënës , prindër si dhe musafi te shumtë.