Këshilli Çek për Fëmijë dhe të Rinj-ÇRDM
në bashkëpunim me KFOR-in çek e ka pasuruar kabinetin e informatikës të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”në Podujevë me 20 kompjuterë. Kjo organizatë çeke dhuroi edhe disa pajisje për lojën e basketbollit, topa sportiv, libra etj.
Ceremonia e dhurimit të këtyre gjërave u bë në bibliotekën e kësaj shkolle, ku merrnin pjesë përfaqësues nga komuna e Podujevës, zëvendësambasadori i Ambasadës çeke Jan Pleshinger me shoqëruesit e tij, përfaqësuesit e donatorit ÇRDM, përfaqësuesit e KFOR-it çek nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.
Fillimisht drejtori i gjimnazit Naim Salihu falënderoi pjesëmarrësit dhe në veçanti donatorin. “Shkolla jonë ka gëzuar edhe më herët donacione të ndryshme. Edhe ky donacion është mjaftë i rëndësishëm për ne, dhe për këtë i falënderojmë shumë. Të investosh në shkolla do të thotë të investosh në ardhmërinë e atij vendi, prandaj kjo tregon peshën e këtij donacioni nga ÇRDM”, tha mes tjerash z. Salihu, i cili më pas tregoi për bashkëpunimin e ngjeshur që ka kjo shkollë me KFOR-in. Ai tregoi se donacione kemi pasur edhe nga KFOR-i anglez, portugez, gjenerali i KFOR-it Kater etj.

Më pas përfaqësuesit e Ambasadës çeke shprehën gatishmërinë për të ndihmuar popullin e Kosovës e në veçanti fushën e arsimit. Ndërsa përfaqësuesit e organizatës ÇRDM dhe të KFOR-it çek thanë se Kosova ka një rini të mrekullueshme, sikur që edhe gjendja e përgjithshme e këtij shteti të ri është stabile dhe me tendenca të përparimit të mëtutjeshëm.
Më pas përfaqësuesit e këtij donatori dhe ata të KFOR-it çek shkuan në shkollën fillore “Lasgush Poradeci” në fshatin Dumnicë për të dhuruar një shumë të hollash prej rreth 1000 euro për buxhetin e kësaj shkolle, si dhe gjësende të tjera në funksion të procesit mësimor.
Përfaqësuesit e këtij donatori, si dhe ata të KFOR-it çek shprehën gatishmërinë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë komunën e Podujevës.
Këshilli Çek për Fëmijë dhe të Rinj-ÇRDM në bashkëpunim me KFOR-in çek e ka pasuruar kabinetin e informatikës të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”në Podujevë me 20 kompjuterë