
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu, kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, personalitete të tjera politike dhe institucionale, si dhe qindra qytetar nga të gjitha viset e banuara me shqiptarë.
Presidenti, Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij të rastit ndër të tjera, tha:
Të nderuara familja Zhitia dhe Fazliu,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike,
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam ardhur sot me ndjenjën e veçantë të respektit dhe të vlerësimit për dy personalitete të shquara të historisë së re të vendit dhe kombit tonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe për të çmuar përkushtimin dhe kontributin që dhanë familja Zhitia dhe Fazliu për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Dua të theksoj nga ky tubim nderimi në këtë ditë të rivarrimit të Afrimit dhe të shpalimit të memorialit se qëllimi i tyre i lartë, ishte t’i shihnin njerëzit të bashkuar dhe të dinjitetshëm, sepse kjo ishte rruga e vetme që do të mund të sillte lirinë e vendit tonë.
Puna për lirinë e atdheut ishte moto që u shndërrua në parim të veprimit politik dhe kombëtar dhe që i frymëzoi ata deri në çastin e fundit të jetës së tyre.
Nga ky vend nderimi, si president i Republikës së Kosovës, i shtetit tonë të pavarur dhe sovran, në themelet e të cilit është edhe flijimi dhe vepra e Afrimit dhe Fahriut, dua të potencoj se Kosova fitoi, sepse u punua, u luftua dhe u sakrifikua nga breza të tërë, theksoi presidenti Fatmirë Sejdiu.
Për jetën dhe veprën heroike të dëshmorit foli edhe kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu.
I Nderuari z. President
E nderuara familja e Afrim Zhitisë
I nderuari Baci Osman
Të nderuar bashkëluftëtar të Afrimit
Të Nderuar pjesëmarrës
Falë djemve tanë të lirisë dhe guximit të tyre shumë shpejt para Botes demokratike kësaj krijese artificiale iu hoq maska dhe u pa se ajo ishte burgu i popujve , ku kombi ynë ishte më i presekutuari , dhe mbi të kujdestaronin planet e shfarosjes kolektive .
Përkujtimin për dëshmorin e kombit Afrim Zhitia të 21 vjetorit të rënies së tij është një simbolikë që e shoqëron aktin e tij sublim në mendjen dhe zemrën e kombit tonë, ngase brezave iu shërben si udhërrëfim për ruajtjen dhe kultivimin e traditave të lirisë .
2 nëntorin e vitit 1989 do ta kujtojmë me dhembje të madhe dhe krenari . Me këtë datë ra heroikisht në “Kodrën e Diellit” së bashku me luftëtarin e paepur të çështjes kombëtare Fahri Fazliu në një luftë të pa barabartë , ku armiku përdori një makineri të tërë lufte, edhe helme kimike .
Aty Afrim Zhitia dëshmori i kombit e fitoi pavdekësinë së bashku me Fahriun .
Personaliteti i Afrim Zhitisë ishte i jashtëzakonshëm , veçmas reflektonte atdhedashuria për të cilën edhe u flijua . Ai shënoi një faqe të ndritshme të historisë sonë të lavdishme.
Veprimtaria e tij është e përmasave të mëdha historike sepse ajo është gur themel i lirisë së Kosovës.
Afrimi dhe Fahriu e lan borxhin e tyre ndaj atdheut , kurse mua si kryetar i komunës dhe institucioneve që i ndërtuam na mbetet që jo vetëm t’i përkujtojmë , por edhe të përkujdesemi më shumë për këto vlera që i krijuan djemtë e lirisë, tha kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu.
Në këtë ceremoni përkujtimore të pranishmit në emër në emër të familjes , i falënderoi vëllai dëshmorit , Sylë Zhitia
Sot në fshatin e lindjes, në Llugë të Podujevës është bërë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Afrim Zhitia dhe i është ngritur memoriali i Obeliskut