Këto ditë ka filluar punën Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Shtedim të Podujevës.

Drejtori i QKMF-së dr Zaim Thaçi tha se për momentin në këtë qendër mjekësore do të punohet pesë ditë në javë, ku një infermiere është në dispozicion të banorëve të këtij fshati për shërbime shëndetësore, ndërsa mjeku do të jetë i angazhuar dy herë në javë. Më vonë kur të na krijohen mundësitë për rritjen e stafit mjekësor, atëherë mendojmë që mjeku të jetë çdo ditë pune i angazhuar atje, në mënyrë që qytetarëve të asaj ane tu ofrojmë shërbime të rregullta mjekësore pa pasur nevojë të vijnë në QKMF-në e qytetit”, nënvizoi drejtori i kësaj qendre.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Çështje Sociale ka për synim që së shpejti të mundësoj angazhimin e stafit të stomatologëve për tri qendrat e mëdha shëndetësore në Kërpimeh, Orllan dhe Lluzhan, me tendenca të rritjes së vazhdueshme të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Podujevës.
QMF në Shtedim ka filluar punën për ofrimin e shërbimeve shëndetësore