Lidhur me rishikimin e buxhetit drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Isuf Latifi tha se Qeveria e Kosovës duke u bazuar në ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike, ka lëshuar një instruksion lidhur me rishikimin e buxhetit 2010, duke i udhëzuar organizatat buxhetore lidhur me përshtatjen eventuale në buxhet me qëllim për të arritur ekzekutimin sa më efikas të buxhetit të aprovuar.
Këto përshtatje duhet të harmonizohen në transferet brenda programeve dhe nënprogrameve apo projekteve që nuk shkaktojnë ndryshimin e ndarjes buxhetore totale dhe të kategorive ekonomike në mes veti.
Parimet e përcaktuara nga Qeveria për rishikimin e Buxhetit 2010 janë:
1. nuk do të ketë fonde shtesë (ndarje të reja buxhetore)
2. ruajtja e strukturës së kategorive ekonomike të buxhetit- komunal
3. harmonizimet e brendshme buxhetoret prezantuara në tabelën 4.1 dhe 4.2 të aprovuara nga kuvendi komunal.
Prandaj duke u bazuar në këto parime dhe në analizat tona për gjendjen aktuale të buxhetit, si dhe përshtatjet e nevojshme kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të cilat kemi menduar se janë të domosdoshme në mënyrë që të jemi sa më efikas në ekzekutimin e buxhetit deri në fund të vitit.
Z. Latifi para këshilltarëve të Kuvendit vazhdoi më tej duke thënë se, Në seancën para kësaj kemi diskutuar për raportin financiar të vitit 2009 dhe aty kanë qenë të paraqitura borxhet e bartura nga viti 2009 në vitin 2010 e ato ishin të shumta. Prandaj duke u nisur nga aspekti ligjor që së pari t’i kryej obligimet nga vitet e kaluara e pastaj të kalojmë në obligime të reja, propozimet tona janë bazuar në disa kritere:
1. të sigurohet buxheti i mjaftueshëm për projektet të cilat kanë përfunduar në vitin 2009 e kanë mbetur obligime të papaguara.
2. të sigurohet buxheti i nevojshëm për projektet të cilat kanë përfunduar gjatë kësaj periudhe ose do të përfundojnë së shpejti.
3. të sigurohet buxheti i mjaftueshëm ose i përafërt për projektet të cilat mendojmë se do të përfundojnë deri në fund të vitit.
Në lidhje me këtë çështje u dhanë disa vërejtje nga këshilltarët e opozitës ku në mënyrë të argumentuar i arsyetoi drejtori për Planifikim Urban dhe i Mbrojtjes së Mjedisit, Mehmet Gashi.
Në seancën urgjente të komunës së Podujevës është bërë rishikimi i buxhetit për vitin 2010, dhe u miratua me shumicë votash