Sot në një ceremoni rasti në komunën e Podujevës u hap zyrtarisht Qendra Komunale e Biznesit, në të
cilën mori pjesë kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Lutfi Zharku, përfaqësuesja e Bankës Botërore znj. Blerta Qerimi, drejtori i Agjensionit për regjistrimin e bizneseve, Mehdi Pllashniku, përfaqësues të Ekzekutivit të komunës së Podujevës, përfaqësues të Bordit të Agjensionit Kosovar të Biznesit dhe Shoqatës së Afaristëve të Llapit, afaristë të suksesshëm llapjan, si dhe mysafirë të tjerë.
cilën mori pjesë kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu, ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Lutfi Zharku, përfaqësuesja e Bankës Botërore znj. Blerta Qerimi, drejtori i Agjensionit për regjistrimin e bizneseve, Mehdi Pllashniku, përfaqësues të Ekzekutivit të komunës së Podujevës, përfaqësues të Bordit të Agjensionit Kosovar të Biznesit dhe Shoqatës së Afaristëve të Llapit, afaristë të suksesshëm llapjan, si dhe mysafirë të tjerë.Kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu me rastin e kësaj ceremonie fillimisht falënderoi pjesëmarrësit dhe më pastaj tha se ky është një hap i krijimit të kushteve më të mira të biznesit të komunës së Podujevës. Qytetarët tanë të cilët dëshirojnë të regjistrojnë bizneset e tyre tani nuk do të kenë nevojë të shkojnë Prishtinë, të shpenzojnë mjete financiare për vajtje-ardhje, kohë dhe mund, por këtë gjë tash e tutje kanë mundësi ta bëjnë këtu në këtë Qendër, të cilën në këto momente po e hapim solemnisht. Komuna e Podujevës do ta mbështesë këtë qendër me të gjitha mundësitë dhe potencialet që i ka, tha mes tjerash kryetari Veliu.
Ndërkaq minstri Zharku falënderoi Bankën Botërore për këtë donacion, si dhe kryetarin Veliu për gatishmëri maksimale të bashkëpunimit për hapjen e kësaj qendre të rëndësishme për afaristët llapjan. Ai tha më tej se kam kënaqësinë që kjo qendër që po hapet sot është rezultat i bartjes së kompetencave nga qendra për në institucione lokale, si dhe për faktin se çdo ditë e më tej po rritet numri i regjistrimit të bizneseve të reja. Kjo është faza e parë e kësaj qendre për regjistrim të bizneseve, kurse së shpejti afaristët dhe të interesuarit për afarizëm do të kenë mundësi që në këtë qendër të informohen edhe për proceset e tjera lidhur me biznesin, nënvizoi ministri Zharku.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Blerta Qerimi i informoi të pranishmit se Podujeva është në mesin e tetë pilot komunave të para që po e hap këtë qendër, ndërsa katërmbëdhjetë komunat e tjera të Kosovës do të kenë rastin ti hapin këto qendra deri në janarin e vitit të ardhshëm.
Më pas në praninë e kryetarit Veliu, ministrit Zharku dhe të tjerëve u bë në mënyrë ceremoniale regjistrimi i parë i një subjekti të ri afarist në komunën e Podujevës me emrin “I&G Rregullimi” me pronar Ibrahim Haliti nga Dumnica.Në realizimin e këtij projekti përpos institucioneve pjesëmarrëse në këtë ceremoni, ka kontribuuar fuqishëm edhe MAPL, ministri kjo e cila u falënderua nga kryetari Veliu, dhe ministri Zharku.
Projekti për hapjen e Qendrave për regjistrimin e biznesit nëpër komunat e Kosovës po financohet nga Banka Botërore, e cila kap shumën rreth 7 milion euro.
Në fund për nder të hapjes së kësaj qendre u shtrua një koktej rasti për mysafirët.
Kryetari Veliu dhe ministri Zharku prenë shiritin e hapjes zyrtare të punës së Qendrës Komunale të Biznesit në Podujevë