Njoftim
Njoftojmë mediet dhe qytetarët se të enjten më 01.07.2010 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës do të mbahet debati përmbyllës i prezantimit të Planit Zhvillimor Komunal.
Ky prezantim do të bëhet nga përfaqësuesit e kompanisë “Datagisconsulting” të cilët do të paraqesin detajet rreth këtij plani në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës së Podujevës.
Ftojmë të gjithë që të jenë pjesë e kontributit në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.
Me respekt !
Mbikëqyrësi i projektit
inxh. i dipl. Fatmir Uka
Podujevë, 29.06.2010
Njoftim për debatin përmbyllës të prezantimit të Planit Zhvillimor Komunal