Në sallën e Kuvendit të komunës së Podujevës u mbajt debati për fazën e V-të e Planin Zhvillimor Komunal. Ishte i pranishëm kryetari i komunë z. Agim Veliu, nënkryetari Bahri Thaçi, drejtor të drejtorive, anëtar të OJQ-së MAK nga Anglia të cilët këto ditë janë në vizitë pune në Podujevë, përfaqësues te shoqërisë civile, përfaqësues të kompanisë ”Datagisconsulting" të cilën komuna e ka angazhuar që ta hartoj këtë dokument, përfaqësues te fshatrave, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Ky debat i udhëhequr nga mbikëqyrësi inxhi. i dip. Fatmit Uka, i cili pasi i falënderoi pjesëmarrësit për këtë debat të rëndësishëm ia dha fjalën kryetarit të Komunës z. Agim Veliu i cili tha se është prej dokumenteve më të rëndësishme dhe më strategjike për komunën tonë. Është dokument bazë mbi të cilën do të bëhen orientimet dhe kahëjet e zhvillimit të përgjithshëm të komunës. Synimi ynë është që ky të jetë një dokument shumë praktik i qartë me vizion drejtë programeve zhvillimore. Dhe me këtë rast kryetari e përshëndeti punën dhe angazhimin që është duke bërë kompania në këtë drejtim. Plotësimet dhe referencat të tjera që do të dalin gjatë këtij debati do të jenë shumë të rëndësishëm për këtë dokument pasi që ato do ta plotësojnë edhe më tej me angazhimin tuaj në të gjitha çështjet e rëndësishme. Për mangësitë eventuale do te keni mundësi brenda dy muajve sa të zgjatë debati publik do të plotësohet dhe do të integrohet në tekst të përgjithshëm të këtij dokumenti.
Për qytetarët e komunës së Podujevës këto ide që do të inkoperohen në Planin Zhvillimor kanë qenë pjesë e programit tim konkurrues me të cilin kemi arritur kontratë të përbashkët me qytetarët e komunës për të realizuar dhe jetësuar në praktikë.
Kryetari Veliu sygjeroj hartuesit të dokumentit që nga një kopje të dërgohet përfaqësuesve të fshatrave të komunës, si dhe grupeve të caktuara të interesit në mënyrë që ata të kenë mundësi që të debatojnë në mënyrë konkrete për çështjet që atyre iu intersonë
Nga audienca u dhanë disa vërejtjet dhe sugjerime.
Përfaqësuesi i kompanisë e laboruan dokumentin e Planit Zhvillimor para të pranishmëve. Për të gjitha çështjet që qytetarëve iu interesojnë për dokumenti ata iu ofruan mundësinë e kontaktimit për t’i marrë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Në sallën e Kuvendit të komunës së Podujevës u mbajt debati për fazën e V-të e Planin Zhvillimor Komunal