Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
Faik Muçiqi tha se komuna e
Podujevës është duke realizuar projekte të shumta infrastrukturore.


Për momentin është në fazën përfundimtare ndërtimi i kanalizimit fekal dhe ujësjellësi në rr. “Emin Duraku” në Podujevë. Vija e shtrirjes të këtij rrjeti ka një gjatësi prej rreth 1.5 km dhe vlerë rreth 19 mijë euro. Ndërtimi i kanalizimit po financohet nga Komuna, kurse sa i përket ujësjellësit Komuna ka vendosur gypat dhe pusetat, ndërsa punët tjera rreth montimit dhe shpërndarjes i ka marrë përsipër komuniteti i asaj lagjeje, nënvizoi Muçiqi.
Po përfundon ndërtimi i kanalizimit fekal dhe ujësjellësit në rr. “Emin Duraku” të Podujevës