02.08.2010. Podujevë
Nënkryetari i komunës së Podujevës, Bahri Thaçi me bashkëpunëtor priti në takim James Berishën, pilotin amerikan me origjinë shqiptare i cili me aeroplanin e tij të vogël po lobon nëpër shtetet e botës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Puna ime është modeste dhe po mundohem ta kryej një obligim për Kosovën si qytetar i saj. Kam vendosur të shkoj edhe ne kontinentin e Afrikës edhe pse do te jetë sakrificë e madhe për shkak të disa rrethanave në atë kontinent, por unë do të vazhdoj misionin tim. Kërkoj nga komuna juaj dhe bizneset që veprojnë këtu të më ndihmoni në rrugën time për lobim me aq sa keni mundësi", tha James Berisha.
Nënkryetari i komunës së Podujës Bahri Thaçi falënderoi pilotin amerikan për këtë hap shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe se u zotua që së shpejti do ta mbajë një takim me komunitetin e biznesit në komunën e Podujevës për ta ndihmuar aq sa është e mundur këtë mision.
James Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Pasi është liçencuar si pilot privat në Zvicër, ai ka studiuar në Flight Safety Academy të Floridës dhe është sot pilot ndërkombëtar si dhe instruktor fluturimesh.
Me këtë rast, vlen të theksojmë se piloti shqiptaro-amerikan, deri më sot, me aeroplanin e tij privat, me synimin e sensibilizimit të botës për çështjen e Kosovës, me moton “Flying for Kosovo”, ka udhëtuar në 34 shtete të Amerikës Latine, ndërsa planifikon t’i vizitojë edhe 53 shtete të Afrikës.
Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar këtë mision të pilotit shqiptaro-amerikan mund të deponojnë mjete materiale në këto xhirollogari:
-LB Bank ACC1708001600019908 nr.Ame 5112926-1
-RaiffeisenBank 1110001905249E COSTUMER ID 100408546
-Pro Cedit Bank ACC1117002321000120.
Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar këtë mision të pilotit shqiptaro-amerikan mund të deponojnë mjete materiale në këto xhirollogari:
-LB Bank ACC1708001600019908 nr.Ame 5112926-1
-RaiffeisenBank 1110001905249E COSTUMER ID 100408546
-Pro Cedit Bank ACC1117002321000120.
Kontakti me z.James Berisha:
www.flyingforkosovo.com
info@flyingforkosovo.com
“Puna ime është modeste dhe po mundohem ta kryej një obligim për Kosovën si qytetar i saj. Kam vendosur të shkoj edhe ne kontinentin e Afrikës edhe pse do te jetë sakrificë e madhe për shkak të disa rrethanave në atë kontinent, por unë do të vazhdoj misionin tim.