Inspeksioni Sanitar që vepron në kuadër të Drejtorisë për Inspeksion ka njoftuar se ka gjetur një sasi të konsiderueshme të ushqimit me afat të skaduar nëpër depo dhe dyqane ushqimore.
Fejsal Mehmeti, inspektor ka thënë se gjatë inspektimit të vazhdueshëm që po bëjmë kemi gjetur një sasi prej qindra kilogramësh të llojit të artikullit llokume “Orah ratlluk” me peshë 900 gram, prodhues i të cilit është Matejiçi Igrosh Brus nga Serbia.
Ndërsa inspektori tjetër Nysret Kuleta na njoftoi se më e keqja është se këtij artikulli me afat të skaduar i kanë falsifikuar afatin e përdorimit, duke e mbivendosur tiketën me afat 07 qershor 2011 (është vetëvazhduar afati për dy vite).
Fatmir Gashi, drejtor i Drejtorisë për Inspeksion ka thënë se për rastin në fjalë e kemi informuar Inspektoriatin e Tregut pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Është konstatuar se distributori i këtij malli është i njëjti dhe gjendet me seli në një komunë tjetër. Po ashtu malli i konstatuar nga inspektorët tanë është larguar nga tregu dhe janë marrë mostrat e tij për t’i vazhduar më tej analizat kimike dhe bakteriologjike. Inspektimi është ende duke vazhduar për ta eliminuar këtë mall plotësisht nga tregu, tha në fund Gashi.
Më e keqja është se këtij artikulli me afat të skaduar i kanë falsifikuar afatin e përdorimit, duke e mbivendosur tiketën me afat 07 qershor 2011 (është vetëvazhduar afati për dy vite).