Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Drejtoria për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale bënë organizimi,menagjimi dhe monitorimi i mbrojtjes dhe kujdesit shëndetësor në mënyrë të vazhdueshme në tërë rrjetin shëndetësor të komunës.
Ofrimi me kohë dhe cilësor i kujdesit parësor shëndetësor në të gjitha institucionet shëndetësore (QKMF,QMF dhe PMF).
Zbatimi i programit të imunizimit në tërësi, sipas PZI.
Përcjellja e situatës epidemiologjike në vazhdimësi.
Sigurimi i të dhënave dhe zbatimi i përpikët i sistemit informativ shëndetësor (SISH).
Furnizimi me barëra nga lista esenciale dhe me materiale tjera ndihmëse të evidentuara në regjistrin zyrtar.
Sigurimi i kuadrit dhe resurseve humane në të gjitha shërbimet, sipas kritereve të OBSH.
Aftësimi i kuadrove profesionale, qoftë me specializime apo trajnime të vazhdueshme.
Përpilimi dhe implementimi i projekteve për investime kapitale dhe për situata tjera.
Monitorimi dhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore.
Edukimi dhe arsimimi shëndetësor i popullatës, me prioritet grupet e rrezikut.
-Përcaktimi i prioriteteve në shëndetësi ndaj nënës dhe fëmijës,shëndeti mendor i bazuar në bashkësi,shëndeti oral dhe shëndeti stomatologjik etj.).
Hulumtimi,identifikimi dhe vlerësimi sistematik i shëndetit dhe ambientit jetësor
Sigurimi i ujit dhe ushqimit cilësor.
Përkujdesja dhe furnizimi me aparaturë më të sofistikuar për diagnostikon
Përkujdesja për shërbimin e transportit për qëllimet mjekësore,sipas standardeve bashk.
Përmirësimi i pozitës materiale – stimulimi i punëtorëve shëndetësorë.
Hulumtimi,identifikimi,përcjellja dhe përkujdesja për rastet sociale, të cilat kanë nevojë për asistencë.
Përpilimi i projekteve dhe politikave për ndihmë familjeve të rrezikuara.
Realizimi i të drejtave dhe obligimeve për kategoritë e caktuara (familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, invalidët civil,personat me aftësi të kufizuara,gratë kryefamiljare,fëmijët jetimë,personat e moshuar dhe ata të vetmuar.
Identifikimi i rasteve që kanë të pazgjedhur strehim-banimin.
Koordinimi i punëve me subjektët që kanë mundësi për zgjedhje të kësaj problematike.
Koordinimi i punëve me Qendren për Strehim kolektiv-Lagjja Kuvajtjane.
Zhvillimi dhe avancimi i bashkëpunimit të ndërsjell me autoritetin Shëndetësor të Qarkut Ministrinë e Shëndetësisë, institutin kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me të gjitha institucionet qeveritare e joqeveritare,vendore e ndërkombëtare.