Mirëmbajtjen dhe funksionimin e serverëve në Zyrën e TI dhe në përgjithësi të aparaturës, gjegjësisht të stabilimenteve të teknologjisë informative në zyrat e Administratës komunale;
Kujdesin dhe përcjelljen në vazhdimësi për funksionimin e rrjetit LAN, VPN si dhe atij Shtetëror;
Intervenimet sipas kërkesave të zyrtarëve, në të gjitha rastet, për evitimin e prishjeve teknike në drejtim të funksionalizimit të pajisjeve të TI
Bashkëpunimin e ngushtë me ASHI (Agjensioni i Shoqërisë së Informacionit)/ MAP, për furnizim me softuer të licencuar për serverët dhe kompjuterët e Administratës komunale;
Popullimin, mirëmbajtjen dhe freskimin e Ueb-Faqes zyrtare;
Instalimin e softuerëve më të avancuar;
Instalimin e aplikacioneve te zyrtarët siç janë: Gjendja Civile, E-Pasuria, Free Balance, Pro-Tax (tatimi në Pronë), SIMBNJ, (Sistemi Menaxhimit të Burimeve Njerëzore),
EFR (Aplikacioni për Grante Bujqësore),
SMIA (Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim), SESSH(Shëndetësor);
Menaxhimin e aplikacioneve siç janë: Intraneti, SMAED(Sistemi i Menaxhimit dhe Arkivimit Elektronik të Dokumenteve),
SMVP(Sistemi i Menaxhimit të Vijueshmërisë në Punë), E-Mail Zyrtar,
kryen edhe punë tjera të caktuara nga Drejtori i Drejtorisë për Administratë.