Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Podujevës mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Isak Shabani.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, asamblistja nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Adelina Stublla, propozoi që rendit të ditës t’i shtohet edhe një pikë: Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Pas hedhjes në votim, propozimi mori mbështetjen e anëtarëve të Komitetit dhe u përfshi si pika e pestë e rendit të ditës.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan pikat e rendit të ditës, të cilat iu rekomanduan Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen që do të mbahet më 2 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Rendi i ditës i rekomanduar nga Komiteti për Politikë dhe Financa:
1. Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës, të mbajtura më 29.09.2026 dhe 30.10.2026;
2. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Arsim;
3. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit;
4. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
5. Propozim-vendimi për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;
6. Propozim-vendimi për shpalljen në interes të përgjithshëm publik të pronës së paluajtshme në Zonën Kadastrale Podujevë, me qëllim të realizimit të projektit të infrastrukturës sportive – fushat e tenisit dhe volejbollit;
7. Raporti i vlerësimit të ofertës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia Kadastrale P-71712029-00202-3, Zona Kadastrale Lupç i Poshtëm;
8. Raporti i vlerësimit të ofertës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia Kadastrale P-71712029-00209-0, Zona Kadastrale Lupç i Poshtëm;
9. Propozim-vendimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qytetarëve me vendbanim të përhershëm në territorin e Komunës së Podujevës;
10. Propozim-vendimi për miratimin e Raportit Përfundimtar të Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Podujevës;
11. Informatë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik;
12. Informatë përmbledhëse e punës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (periudha janar – tetor 2026);
13. Informatë e punës së Drejtorisë së Inspeksionit (periudha janar – qershor 2026) – pikë e bartur nga mbledhja e kaluar.



